Lidhje

Maqedoni: Policia bllokon të gjitha rrugët që çojnë në Kala dhe lagjet përreth


Maqedoni: Policia bllokon të gjitha rrugët që çojnë në Kala dhe lagjet përreth
Maqedoni: Policia bllokon të gjitha rrugët që çojnë në Kala dhe lagjet përreth

Policia speciale maqedonase ka rrethuar sot Kalanë e Shkupit për të penguar tubimin e një grupi të maqedonasve, të cilët përmes rrjeteve sociale në internet kanë bërë thirrje që të mblidhen në Kala, për t’u hakmarrë pas incidentit të javës së kaluar.

Policia ka bllokuar të gjitha rrugët që çojnë në Kala dhe lagjet përreth saj; nuk lejohet as qarkullimi i automjeteve dhe as nuk lejohen njerëz t’i afrohen kalasë, veç gazetarëve. Patrullat e policisë janë vendosur edhe brenda Kalasë.

Grupe maqedonasish përmes rrjetit social Facebook kanë përdorur gjuhën e urrejtjes duke kërkuar "dhoma gazi për shqiptarët" dhe "çrrënjosjen" e tyre nga Maqedonia. Por Ministria e Rendit është shprehur qartë se nuk do të tolerojë incidente ndëretnike dhe ndërfetare. Grupet e maqedonasve, ndërkaq, pritet që pas një ndeshje sportive e cila luhet në një sallë pranë kalasë, të nxisin, eventualisht, incidente.

Ndërkohë, lëvizja qytetare Zgjohu u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos bien pre e provokimeve.

Në incidentin e trembëdhjetë shkurtit midis shqiptarëve dhe maqedonasve që kryesisht ishin tifozë të klubeve sportive, mbetën të lënduar më lehtë gjashtë civilë dhe katër policë.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për një situatë të qetë në vend.

XS
SM
MD
LG