Lidhje

Maqedoni: Ivanov i jep Gruevskit mandatin për formimin e qeverisë

  • Isak Ramadani

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë së re kryetarit të partisë VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski. Partia konservatore e zotit Gruevski fitoi 61 vende në Parlamentin e ri pas zgjedhjeve të 27 prillit.

Sipas ligjeve, mandatari për formimin e qeverisë ka në dispozicion njëzet ditë për t’ia paraqitur Parlamentit për miratim programin dhe përbërjen e kabitetit qeveritar. Përbërja qeveritare mund të miratohet me shumicën e thjeshtë të votave, përkatësisht 62 vota të ligjvënësve.

VMRO-ja është duke zhvilluar bisedime me Bashkimin Demokratik për Integrim për formimin e koalicionit qeveritar. Partia shqiptare fitoi nëntëmbëdhjetë vende në Parlamentin e ri. Dy partitë, me gjithë ndasitë dhe mospajtimet mbi një gamë çështjesh midis tyre, e qeverisin vendin që nga viti 2008.

Lidhja Social Demokrate e opozitës, e cila nuk po i merr mandatet e deputetëve të saj, reagoi duke e quajtur pushtetin e zotit Gruevski, një sistem të dhunshëm dhe kriminal.
XS
SM
MD
LG