Lidhje

Shkup, protestë lidhur me ngjarjet në Kumanovë

  • Isak Ramadani

Qindra protestues marshuan të shtunen pasdite nga lagja Çair e banuar me shqiptarë drejt ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë, në Shkup, për të shprehur indinjatë lidhur me ngjarjet e para një muaji në Kumanovë dhe mbi disa procese gjyqësore, të cilat i vlerësojnë si të manipuluara.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zbardhjen e rastit “Monstra”, për çka janë dënuar gjashtë shqiptarë me burg të përjetshëm dhe të rastit “Sopoti”, si dhe raste të tjera. Protesta u organizua nga “Lëvizja Besa”, një parti në formim e sipër, e cila pretendon të jetë një zë i shqiptarëve në opozitë, ndërkohë që, sipas analistëve, në këtë mënyrë ajo po mat mbështetjen e elektoratit para zgjedhjeve të cilat mund të jenë të parakohshme në Maqedoni.

Drejtuesit e Lëvizjes kanë hedhur akuza, sidomos ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim në pushtet të jetë përpjekur, në forma të ndryshme, të pengojë zhvillimin e protestës.

Ndërkohë, kritikët shikojnë tek kjo lëvizje tendenca islamiste dhe drejtuesit e saj si ithtarë të kryeministrit turk Recep Tayip Erdogan, por “Besa” i ka hedhur poshtë këto cilësime.

XS
SM
MD
LG