Lidhje

Maqedoni: Shpallet data e zgjedhjeve të parakohëshme


Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski shpalli sot datën e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.

Zgjedhjet do të mbahen më 27 prill, së bashku me balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, nëse nuk do të ketë fitues në raundin e parë. Kjo është hera e tretë që partia në pushtet VMRO-DPMNE zhvillon zgjedhje të parakoshme parlamentare që nga ardhja e saj në pushtet në vitin 2006.

Kësaj partie i duhen 62 vende në parlament për të formuar qeverinë. Analistët mendojnë se pjesëmarrja e një partie shqiptare në qeveri është e nevojshme për të ruajtur stabilitetin e vendit.
XS
SM
MD
LG