Lidhje

Maqedoni: Shqetësim për votuesit nga jashtë kufijve të vendit


Në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur shqetësimin lidhur me mundësinë e votimit të mbi 400 shtetasve të Shqipërisë, të pakicës maqedonase, në kuadër të zgjedhjeve për deputetin nga Evropa për në Parlamentin e Maqedonisë. Edhe Lidhja Social Demokrate e opozitës ka shprehur dyshime për përfshirjen e një numri të konsiderueshëm votuesish fiktivë në më shumë komuna të vendit. Regjistri zgjedhor i Maqedonisë, ka nxitur debate prej vitesh, megjithëse janë bërë përpjekje për pastrimin e tij. Maqedonia me një popullsi prej rreth 2 milionëshe ka 1.8 milionë votues.
Shqetësim për votues fiktivë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:43 0:00
XS
SM
MD
LG