Lidhje

Maqedoni: Situatë e rëndë nga rreshjet e borës

  • Isak Ramadani

Maqedoni: Situatë e rëndë nga rreshjet e borës

Maqedoni: Situatë e rëndë nga rreshjet e borës

Moti i keq në Maqedoni ka bllokuar fshatrat malorë në veri dhe veriperëndim të vendit, si edhe ka vështirësuar trafikun.

Fshatrat e rajonit të Karadakut të Kumanovës dhe të Shkupit janë izoluar tërësisht; banorët thonë se nuk kanë si zbresin në qytet në rast të ndonjë nevoje emergjente.

Për shkak të kushteve të vështira, as mjetet e rënda për pastrimin e borës nuk kanë se si ngjiten në këto vise. Ushtria e vendit po përpiqet me helikopterë t’u dalë në ndihmë banorëve në fshatrat e thella malore duke i furnizuar me ushqime dhe barna.

Shumë shkolla fillore dhe të mesme ishin të mbyllura gjatë javës dhe me gjasë do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe në ditët që vijnë, siç është rasti me qytetin e Tetovës dhe Gostivarit.

Qendra për Menaxhimin e Krizave, një organ qeveritar, u sugjeron banorëve të mos udhëtojnë pa nevojë. Pas një orteku dëbore në rrugën Mavrovë - Dibër e Madhe, në afërsi të Manastirit të Bigurit, është ndaluar qarkullimi i automjeteve në këtë aks rrugor.

















XS
SM
MD
LG