Lidhje

Maqedoni, takim i drejtuesve të partive më të mëdha të vendit

  • Zamira Edwards

Maqedoni, takim i drejtuesve të partive më të mëdha të vendit

Maqedoni, takim i drejtuesve të partive më të mëdha të vendit

Në Maqedoni drejtuesit e partive më të mëdha, me nismën e presidentit Gjorgje Ivanov u takuan sot për të biseduar në lidhje me përparësitë e brendëshme dhe të jashtme të vendit, siç është integrimi në Nato dhe në Bashkimin Evropian dhe problemi me emrin e Maqedonisë.

Po ashtu, është diskutuar mbi mënyrën e festimit të datave jubilare, njëzet vjetori i pavarësisë së Maqedonisë dhe dhjetë vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, si dhe për regjistrimin e pritshëm të popullsisë.

Ndërkohë, është pranuar pozitivisht propozimi i Ali Ahmetit të Bashkimit Demokratik për Integrim lidhur me përfshirjen edhe të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në zgjidhjen e problemit të emrit të Maqedonisë.

Kryetari i Lidhjes Social Demokratike të opozitës, Branko Cërvenkovski e ka quajtur takim pa ndonjë efekt as epilog. Në takim nuk mori pjesë Menduh Thaçi i Partisë Demokratike Shqiptare i cili i mbahet qëndrimit se pushteti po diskriminon shqiptarët e Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG