Lidhje

Maqedoni: Trajko Veljanovski zgjidhet kryetar i parlamentit të ri

  • Isak Ramadani

Maqedoni: Trajko Veljanovski zgjidhet kryetar i parlamentit të ri

Maqedoni: Trajko Veljanovski zgjidhet kryetar i parlamentit të ri

Në Maqedoni parlamenti u mblodh në sesionin e tij të parë pas zgjedhjeve të parakohëshme të pesë qershorit. Parlamentit të ri i shtohen edhe tre deputetë nga diaspora duke e ngritur numrin e ligjvënësve në 123.

Parlamenti zgjodhi si kryetar të tij zotin Trajko Veljanovski të partisë VMRO-DPMNE, i cili mbante të njëjtin post në parlamentin e mëparshëm. Bisedimet kësaj partie dhe asaj shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, lidhur me formimin e qeverisë së re janë zhvilluar larg syve të opinionit dhe burime brenda BDI-së thonë se ajo do të ketë dy zëvendëskryeministra, ministrinë e Mbrojtjes, të Ekonomisë, të Integrimeve Evropiane dhe Ambientin jetësor.

Partia Bashkimi Demokratik për Integrim ka 15 vende në Parlament dhe pa votat e saj vështirë se mund të formohet një koalicion i qëndrueshëm qeveritar. Tetë deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare hynë në seancë me vonesë, pas ekzekutimit të himnit shtetëror maqedonas.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG