Lidhje

Maqedoni: Ndryshime në kodin zgjedhor

  • Isak Ramadani

Ndryshimet parashohin zgjatjen e afatit të dorëzimit të kandidaturave për zgjedhjet vendore të 24 marsit

Parlamenti i Maqedonisë mori vendim që të angazhojë disa komisione parlamentare për të bërë ndryshime në kodin zgjedhor që parashohin zgjatjen e afatit të dorëzimit të kandidaturave për zgjedhjet vendore të 24 marsit. Ky afat do të shtyhet deri më tre mars, në mesnatë.

Por Lidhja Social Demokrate e opozitës menjëherë ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, edhe përkundër shtyrjes së afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve. Arësyeja për bojkotin e zgjedhjeve, sipas sekretarit të Lidhjes Social Demokrate, Andrej Petrov, nuk ka qenë koha e pamjaftueshme për dorëzimin e kanidaturave, por regjimi diktatorial i VMRO-së.

Ndërkohë, Ministrja e Brendëshme Gordana Jankullovska, duke folur në cilësinë e anëtares së Komitetit Ekzekutiv të partisë VMRO-DPMNE ka thënë se vendimi i qeverisë për ndryshimet e kodit zgjedhor bëhet pas deklaratave publike të nënkryetarit të Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev i cili e ka kërkuar një gjë të tillë.

Edhe partia e Re Social Demokrate e opozitës e vlerëson këtë qasje të qeverisë si një përpjekje për ta përçarë opozitën, ndërsa e quan të pamoralshëm komunikimin e ministres së brendëshme sepse “ishte ajo - sipas partisë - e cila dha urdhërin për nxjerrjen me dhunë të deputetëve nga seanca parlamentare e 24 dhjetorit”.

XS
SM
MD
LG