Lidhje

Maqedonia: Do të lejohet një numër i kufizuar emigrantësh


Maqedonia njoftoi se do të lejojë në "një numër të kufizuar emigrantësh të paligjshëm nga kategoritë e rrezikuara". Njoftimi vjen pasi policia u përball me turmat e zemëruara të emigrantëve të bllokuar në një territor në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ministria e Brendshme tha se emigrantët "më të prekur" do të ndihmohen "në përputhje me kapacitetet e vendit." Maqedonia nuk tha se cilat ishin kategoritë e rrezikuara.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi sot se qindra emigrantë kishin kaluar kufirin nga Greqia në Maqedoni.

Më parë gjatë ditës, policia përdori gaz lotsjellës, granata tymuese dhe barrierat me tela me gjemba për të sprapsur turmat e emigrantëve, të cilët ishin shtuar në numër gjatë natës dhe që kërkonin të lejoheshin të kalojnë nëpër Maqedoni për në vendet e Bashkimit Evropian.

Të enjten, Maqedonia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe njoftoi se do të dërgojë trupa në kufirin e saj me Greqinë për të ndaluar emigrantët e paligjshëm të vërshojnë në vend.

Kriza e refugjatëve në Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:55 0:00

XS
SM
MD
LG