Lidhje

Maqedonia përfshihet nga rreshjet e borës dhe i ftohti i madh

  • Isak Ramadani

Maqedonia përfshihet nga rreshjet e borës dhe i ftohti i madh

Maqedonia përfshihet nga rreshjet e borës dhe i ftohti i madh

Maqedonia është përfshirë nga reshjet e borës dhe të ftohtit që ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa shumë shkolla janë mbyllur. Ministria e Arsimit njofton se mësimi nuk po mbahet në 224 shkolla fillore dhe të mesme.

Në të gjitha akset rrugore, rajonale dhe magjistrale tafiku zhvillohet me vështirësi; Ndërkohë, është ndaluar lëvizja e automjeteve të rënda transportuese në aksin Mavrovë – Dibër dhe Dibër – Strugë për shkak të rrezikut nga orteqet e dëborës.

Në Tetovë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Janë shtuar vizitat e pacientëve nëpër spitale për shkak të frakturave apo lëndimeve që po marrin nëpër rrugët e rrëshqitshme. Autoritetet vendore thonë se po marrin masat e duhura për pastrimin e rrugëve.

Fshatrat e Sharrit janë bllokuar, ndërkohë që ato të malësisë së Shkupit e Kumanovës vazhdojnë të jenë të izoluar që prej javësh.

XS
SM
MD
LG