Lidhje

Londra bëhet gati për funeralin e Zonjës së Hekurt


.
.
Në rrugët e Londrës sot u kryen prova për funeralit të ish kryeministres britanike Margaret Thatcher.

Qindra anëtarë të personelit ushtarak britanik, përfshi banda dhe njësi speciale të rojeve të nderit, morrën pjesë në provat para-agimit, duke marshuar përkrah karrocës që do të transportojë arkivolin për në Katedralen e Shën Paulit.

Varrimi i ish kryeministres britanike do të zhvillohet të mërkurën.

Mbretëresha Elizabeth do të jetë pjesëmarrëse në funeralin e Margaret Thatcher e njohur si Zonja e Hekurt.

Zonja Thatcher vdiq javën e kaluar në moshën 87 vjeçare.
XS
SM
MD
LG