Lidhje

Maria Shrajvër ndahet nga Shvarcenegeri pasi mëson tradhëtinë bashkëshortore

  • Zëri Amerikës

Maria Shrajvër ndahet nga Shvarcenegeri pasi mëson tradhëtinë bashkëshortore

Maria Shrajvër ndahet nga Shvarcenegeri pasi mëson tradhëtinë bashkëshortore

Një gazetë në Los Anxhelos thotë se gruaja e ish guvernatorit të Kalifornisë Armold Shvarceneger e ka lënë atë, pasi mësoi se ai është babai i fëmijës së njërës prej punonjëseve të mirëmbajtjes së shtëpisë.

Gazeta “Los Angelos Times” citon Shvarcenegerin të ketë thënë se ai ia dha lajmin të shoqes, Maria Shrajvër, pasi u largua nga politika në fillim të këtij viti. Gazeta thotë se fëmija i tij jashtë martese ka lindur rreth një dekadë më parë. Gazeta thotë se punonjësja e mirëmbajtjes së shtëpisë së tyre punonte prej 20 vitesh me ta dhe se doli në pension në janar.

Javën e kaluar, Shvarceneger dhe Shrajver, që kanë qenë të martuar për 25 vjet, njoftuan ndarjen në një kohë, sipas tyre, “ të një tranzicioni të madh personal dhe profesional”. Shvarcenegeri e la detyrën në Janar mbas 7 vitesh si guvernatori i Kalifornisë. Më parë ai ka patur një karrierë të gjatë e të suksesshme si aktor filmash në Hollivud.

XS
SM
MD
LG