Lidhje

Muzika mariaçi e Amerikës Latine


Muzika mariaçi ka ruajtur popullaritetin e saj për më shumë se një shekull ndër meksikano-amerikanët, sidomos në shtetet në kufi me Meksikën, si Teksasi. Por tani ka grupe mariaçi në çdo cep të Shteteve të Bashkuara dhe në disa vende evropiane dhe aziatike gjithashtu. Dhe nuk është e nevojshme të jesh meksikan për t’u bërë këngëtar mariaçi.
Muzika mariaçi
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:18 0:00

Ka kohë që muzika mariaçi ka gëzuar popullaritet mes komunitetit të madh meksikano-amerikan të qytetit San Antonio.Por në mesin e të rinjve që po interpretonin në këtë ngjarje ishte edhe 12 vjeçarja Anani Rhames, një vajzë afrikano-amerikane e cila filloi t’i pëlqente këngët mariaçi pasi i dëgjoi në restorante meksikanë dhe stacione radioje lokale.

“Më pëlqen Las Margaritas, një këngë rreth lule deleve, dhe El Pastor, rreth një bariu.”

Ananit i pëlqejnë temat rurale sepse ajo jeton në një fermë dhe ndonjëherë këndon për kuajt e saj.

“Mund të krijosh një lidhje me ta. Kur ata ju dëgjojnë, veshët e tyre ngrihen lart, sikur do të thonin “hmmm, interesante.’”

Nëna e Ananit, Chiquella Tippens-Rhames thotë se disa miq dhe të afërm afrikano-amerikanë u çuditën në fillim nga të kënduarit e vajzës.

“Reagimi i parë i tyre ishte se Anani ka një dhunti për të kënduar dhe se ajo duhet ta përdorë për kulturën dhe muzikën tonë. Unë i sigurova ata se ajo po e bën atë gjithashtu, por ky është pasioni i saj.”

Organizatorja e koncerteve Cynthia Muñoz thotë se Anani Rhames është shembull se muzika mariaçi pëlqehet nga njerëz të origjinave të ndryshme.

“Ajo ndjen një lidhje të fortë dhe dashuri për muzikën, gjë që i dërgon një mesazh të rëndësishëm tërë komunitetit tonë, se kjo muzikë me të vërtetë është ndërkombëtare.”

Një shembull tjetër i diversitetit të mariaçit është këngëtari William Carlton Wayne Galvez, i cili e përshkruan veten si një e treta meksikan, një e treta anglez, dhe një e treta afrikano-amerikan. Ai thotë se muzika e tij e pasqyron atë.

“Është një kombinim i gjithçkaje. Besoj se është shkrirja e botës, nga ana muzikore.”

Këngëtarët janë qendra e vëmendjes në koncertet mariaçi, duke i kënduar dashurisë dhe aventurës në spanjisht, të shoqëruar nga kitarat, violinat dhe boritë që ofrojnë një cilësi të ndërlikuar dhe melodike.
Violinisti klasik Martin Cantu i bie violinës për grupin Mariaçi Aztlan.

“Studioj muzikën klasike, dhe pastaj luaj për mariaçi, por kam edhe shfaqje ku luaj për muzikë pop.”

Shteti i Teksasit ka ndihmuar muzikantët që kanë dëshirë të interpretojnë muzikën mariaçi nëpërmjet programeve në shkolla publike dhe kolegje shtetërore, ku ofrohet trajnim dhe një mundësi për të interpretuar në koncerte.
XS
SM
MD
LG