Lidhje

Marie Kolvin vdiq duke i shërbyer profesionit që e donte shumë

  • Zëri Amerikës

Marie Kolvin vdiq duke i shërbyer profesionit që e donte shumë

Marie Kolvin vdiq duke i shërbyer profesionit që e donte shumë

Nëna e gazetares së vrarë dje në Siri, Marie Kolvin, e cila humbi jetën bashkë me një fotoreporter francez, tha se e bija vdiq duke i shërbyer profesionit që e donte shumë.

Rosmari Kolvin u tha dje gazetarëve në Nju Jork se e bija ishte plotësisht e përkushtuar ndaj profesionit, që bota të mësonte se ç’ndodh në zonat e luftës.

Zonja Kolvin tha se e bija kishte folur të martën në telefon me redaktorin e saj, i cili e kishte urdhëruar të largohej menjëherë nga Siria pasi gjendja ishte bërë e rrezikshme.

Në vitet 90, Marie Kolvin punoi në Ballkan ku, mes të tjerash, kishte shoqëruar patrullat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërkohë që ato angazhoheshin në luftime me forcat serbe.

Sipas njerëzve të familjes, ajo kishte mbuluar 30 deri në 40 konflikte të armatosura në vende të ndryshme dhe shpesh ishte gjendur pranë rrezikut.

Veprimtarë sirianë thanë se të paktën dy gazetarë të tjerë perëndimorë ishin plagosur gjatë bombardimit të djeshëm, ku u vranë të paktën 13 veta.

XS
SM
MD
LG