Lidhje

Kultivimi marijuanës përhapet në kufirin grek

  • Raimond Kola

Trafikantët shqiptarë të narkotikëve po zgjerojnë zonat e kultivimit të marijuanës nga zonat kufitare shqiptare në territorin grek.

Polica e Janinës tha se vatra të mbjella me narkotikë u zbuluan në zonën e Konicës, fare afër kufirit më Shqipërinë.

Sipas policisë greke mbi 1300 bimë narkotike në lartësi të madhe, u shkatërruan në një zonë pyjore, ndërsa dy kultivuesit shqiptarë u arrestuan. Policia greke shkatërroi sipërfaqet e mbjella, një rrjet që furnizonte zonën me ujë, si dhe sekuestroi disa mjete pune.

Bordi i Sindikatës së Policisë së Janinës e përshëndeti operacionin që, sipas vlerësimit të këtij organizmi, shënon hapin e parë të goditjes ndaj kësaj dukurie në territorin grek.

Policia e Gjirokastërs tha sot se dy vatra të reja me narkotikë, një në Golem të Gjiroakstrës dhe tjetra në Gllavë te Tepelenës, u shkatërruan gjatë një operacioni që po vijon prej disa ditësh.

Shqipëria këtë vit është përfshirë nga një kultivim masiv i marijuanës, i cili po jep shenja se synon të shtrihet dhe drejt zonave kufitare greke.

XS
SM
MD
LG