Lidhje

Fidanishte marijuane pranë Sarandës

  • Raimond Kola

Policia në Jug të Shqipërisë tha se zbuloi një fidanishte marijuane të mbjellë me mbi 10 mijë rrënjë dhe arrestoi shtatë persona.

Burime zyrtare të policisë së Vlorës kanë pohuar se një tunel i nëndheshëm u zbulua, falë informacioneve operative në terren, në fshatin Xarrë, rreth 30 kilometër larg Sarandës. Policia tha se bimët e marijuanës kultivoheshin në kubikë të vegjël në një sipërfaqe rreth një mijë metër katrorë.

Drita për rritjen e bimëve në këtë tunel sigurohej përmes llampave ndricuese thanë bureemt policore.

Xarra njihet si një nga modelet e suksesit të agrobiznesit në Shqipëri për shkak të kultivimit të agrumeve por dy raste kohëve të fundit flasin se fermerët po priren drejt këtyre aktiviteteve kriminale te kultivimit te marijuanes.

XS
SM
MD
LG