Lidhje

Policia e Gjirokastrës bllokon rreth 300 kg mariuanë


Policia e Gjirokastrës bllokoi rreth treqind kilogramë mariuanë dhe arrestoi dy persona. Burimet policore pohuan se pjesa më e madhe e lëndës narkotike u bllokua në një automjet me targa të huaja që udhëtonte në rrugën Gjirokastër-Tepelenë.

Një pjesë tjetër më e vogël e marihuanës iu gjet trafikantëve në një fshat të Tepelenës ku u sekuestruan edhe dy armë zjarri. Policia tha se gjatë operacionit personat e dyshuar si trafikantë arritën të shpërthenin një pikë kontrolli duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Pas ndjekjes, personat e braktisën mjetin për t'u fshehur në zonën e Lumit Drino. Por pas rreth tridhjetë minutash policia ka arritur t'i arrestojë, sipas një zëdhënësi. Marihuana, sipas burimeve policore, ishte marrë në fshatin Lazarat të Gjirokastrës dhe po transportohej drejt Tepelenës.
Policia bllokon 300 kg marijuanë
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:46 0:00
XS
SM
MD
LG