Lidhje

Dhjetra kg marijuanë në kufirin Shqipëri-Greqi


Drugs seized

Drugs seized

Policia greke tha se arrestoi të shtunën një shtetas austriak i cili po udhëtonte nga Janina në Rio me një automjet të ngarkuar me narkotikë. Sipas policisë greke rreth 130 kilogramë marijuanë u sekuestruan.

Policia greke publikoi fotot e operacionit ku autovetura ishte ngarkuar në pjesën e pasme të udhëtarëve dhe në bagazh me sasi të mëdha marijuane të marra në kufirin shqiptar.

Në një tjetër operacion policia shqiptare e Pikës së Kapshticës, në kufi me Greqinë, bllokoi rreth 36 kg lëndë narkotike dhe arrestoi një shtetas maltez. Sipas burimeve zyrtare 45 vjeçari po tentonte të largohej nga Shqipëria me drogën të cilën e kishte fshehur në dyshemenë e kamionçinës tip “Ford”.

Ndërkohë, një sasi tjetër marijuane u bllokua në zonën e Prevezës ku dhjetëra kilogramë marijuanë u gjetën në një automjet që po udhëtonte nga kufiri greko - shqiptar në brendësi të Greqisë. Trafikantët kishin përdorur një metodë origjinale të fshehjes së marijuanës duke e formësuar sipas hapësirës së gomave të makinës. Policia greke e dërgoi mjetin në një kontroll të imtësishëm ku u zbulua droga.

Greqia vijon të mbetet destinacioni i dytë pas Italisë për marijuanën e kultivuar në Shqipëri vitin e shkuar. Disa tonë marijuanë janë bllokuar nga policia greke dy muajt e parë të këtij viti në një sasi shumë më të madhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG