Lidhje

Zbulohen mijëra bimë marijuane në Jug


Policia thotë se ka zbuluar në disa zona në Jug të rrethit të Sarandës, afër kufirit me Greqinë, rreth 10 mijë bimë marijuane. Sipas policisë bimët ishin kultivuar në siëprfaqe toke dhe në kubikë dhe kishin lartësi të ndryshme.Policia tha se nuk ka kryer arrestime por ka asgjësuar marijuanën me djegie.

Në një zonë të Livadhjasë policia tha se e zbuloi marijuanën të mbjellë në Kalanë e Mëhallasë, një monument kulture i ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës.

Një tjetër sasi bimësh marijuane u zbulua në territorin e Bashkisë Mallkastër. Sipas Kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj kontrolli erdhi prej Policisë Bashkiake në dy parcela prej rreth 6000 m2 ku ishin hapur qindra gropa. Në njërën nga këto parcela ishte kultivuar një fidanishte me rreth 2500 kubikë me marijuanë.

Policia bashkiake ka gjetur edhe një “kamping”, i pajisur me tre dyshekë për të fjetur, me mjetet e punës, me tubo plastike për ujitje, orendi shtëpiake për të gatuar, madje edhe ushqime. Kjo është një formë e re që rrjetet e drogës po përdorin në Luginat për të kultivuar marijuanë me forca të përqëndruara.

Kryetari i Bashkisë së Mallkastrës Agron Kappllanaj u bëri thirrje gjithë qytetarëve të denonconin rast pas rasti, pasi sic u shpreh ai qytetarët mallakastriotë nuk e doni Shqipërine si Kolumbi. Kryetari i Bashkisë së Mallkastrës,përfaqësues i opozitës në këtë post, është i pari që deklarohet kundër kultivmit të marijuanës.

Në mjaft zona të tjera policia nuk po gjen bashëkpunimin e administratorëve vendore në luftën ndaj kultivmit të mariijuanës, që nga sinjalet e para , duket se ka marrë përmasa jo të zakonshme.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG