Lidhje

Marijuana në sera përhapet në Shqipëri

  • Raimond Kola

Policia shqiptare po zbulon sipërfaqe të reja të mbjella me marijuanë në serat bujqësore që përdoren për kultivimin e perimeve të vona. Në Berat, Lushnjë dhe Fier policia ka zbuluar kohët e fundit, në serat diellore të plasmasit, disa mijëra bimë marijuane duke u përballur edhe në këtë stinë të dimrit me kultivimin e kësaj bime. Vetëm në operacionine fundit të zhvilluar dy ditët e fundit policia arrestoi në një zonë rurale afër Lushnjës 6 persona dhe shkatërroi rreth 13.000 bimë marijuane.

Specialistët e antidrogës thonë se kultivimi i marijuanës në sera gjatë dimrit nuk ka qenë i ndeshur më parë as në këtë zonë dhe as në zona të tjera të vendit. Kultivuesit e marijuanës ndjekin teknologjinë e shërbimit si për perimet edhe për marijuanën duke mbjellë fidanë në formë kubikësh dhe më pas duke kryer shërbime për rritjen e bimës. Sipas ekspertëve rastet e zbuluara kanë dëshmuar për bimë marijuane të rritura në lartësi nga 40 deri në 60 cm të cilave u shërbehej me plehra kimikë dhe organikë dhe me ujitje të kontrolluar.

Kultivimi është favorizuar këtë vit edhe nga moti i ngrohtë dhe me diell. Rreth 20 fermerë nga të tre rrethet Berat, Fier dhe Lushnjë kanë përfunduar në pranga gjatë këtij vititë akuzuar përkultivim marijaune në sera. Atado të përballen me akuzën e kultivimit të narkotikëveqë parashikon dënimin nga tre deri në dhjetë vite burg. Sipas specialistëve të antidorgës kultivimi në sera i marijuanës sjell prodhimtari të lartë, ndonëse kjo lloj marijuane dallon për nga cilësitë më të dobëta se ajo e kultivuar në shpatet natyrore.Shqipëria vazhdon të jetë “eksportuesi” më i madh i marijuanës drejt Italisë dhe Greqisë, një aktivitet që ka krijuar grupe të fuqishme kriminale në të dy anët e kufijve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG