Lidhje

Vlorë, sekuestrohen dy sasi të medha marijuhane


Në Shqipëri policia e Vlorës njoftoi sot se ka sekuestruar dy sasi të medha marijuhane, të cilat në total shkojnë në afërsisht 2 tonelata.
Sipas policisë droga është gjendur e fshehur në një gji të vogël të gadishullit të Karaburunit, ku sipas saj trafikantët e kishin transportuar gjatë ditëve te fundit, në mënyrë që më pas ajo të mund të ngarkohej mbi gomone për tu derguar drejt Italise apo Greqisë. Operacioni është zhvilluar nga forcat e Kufirit dhe njësisë Delta Force që ndërhyn përmes detit. Të paktën 7 persona jane ndaluar si të dyshuar, epo ashtu edhe një furgon me të cilin mendohet se bëhej transporti tokësor i drogës.
Shqipëria konsiderohet si një vend prodhues i canabis sativas. Vetem gjatë muajit janar,policia njoftoi se arriti të sekuestrojë mbi 3.5 tonelata marijuanë.
XS
SM
MD
LG