Lidhje

Marina italiane shpëton 233 emigrantë


Marina italiane tha dje në mbrëmje se kishte shpëtuar 233 emigrantë kryeisht afrikanë, kur anija e tyre hasi vështirësi në ishullin jugor të Lampeduzës.

Anija rreth 10 metra e gjatë ishte tejmbushur me njerëz, ndërsa përpiqej të kalonte në ujrat e Mesdheut, në jug të Siçilisë. Kjo ngjarje është tregues i qartë se kriza e emigrantëve që ka shkaktuar vdekjen e qindra vetëve që përpiqeshin të shkonin në Evropë me anije në vitin 2013, nuk do të lehetësohet në vitin e ri.

Një anije e marinës italiane po i çon emigrantët në një port pranë Sirakuzës, në bregun Lindor të Siçilisë.

Në anije ishin burra dhe gra nga Eritrea, Nigeria, Somalia, Pakistani, Zambia dhe Mali.
XS
SM
MD
LG