Lidhje

SHBA: Baza e Kuantikos në Virxhinia e vetmja ku marinsat stërviten për betejë


SHBA: Baza e Kuantikos në Virxhinia e vetmja ku marinsat stërviten për betejë
SHBA: Baza e Kuantikos në Virxhinia e vetmja ku marinsat stërviten për betejë

Baza e trainimit të Marinsave në Kuantiko të shtetit Virxhinia është rreth një orë larg Uashingtonit. Është i vetmi vend në Shtetet e Bashkuara ku oficerët e marinsave stërviten për betejë.

26-vjeçarja Lili Aleksej imigroi në Shtetet e Bashkuara me prindërit kur ishte 13 vjeç. Familja u vendos në Kaliforni pranë një baze të madhe ushtarake. Asaj i pëlqente shumë të shikonte ushtrimet e ndryshme të trajnimit dhe kjo bëri që ajo të regjistrohej për t’u bërë marinse. Prindërit kundërshtuan por pastaj pranuan kur Lili u tha se do të bëhej police në një lagje të rrezikshme.

“Gjithmonë e kam dashur këtë profesion dhe jam e kënaqur që e zgjodha. Kjo besoj do të jetë karriera ime, do të jem marinse për 20 vjet dhe jam e lumtur.”

Lili është njëra nga disa qindra oficerët me origjina të ndryshme etnike, që marrin pjesë në stërvitjet e bazës Kuantiko dhe ky është i vetmi vend në Shtetet e Bashkuara ku oficerët e korpusit të marinsave stërviten për luftë.

Kolonel Xhorxh Smith është komandant i shkollës së trajnimit të përgjithshëm. Ai thotë se tek çdo njeri, aftësitë dhe vetitë e mira fizike duhet të shoqrëhen me një karakter të fortë.

“Karakteri është baza kur të dërgojnë në një vend të vështirë si provinca e Helmandit në Afganistan, për shembull, apo perëndimi i Irakut. Pra çështja është a do të qendrosh dot i fortë moralisht?”

Si pjesë e trainimit të tyre në Kuantiko, marinsat vendosen në situata që i ngjajnë luftës së vërtetë, sidomos kushteve luftarake të Afganistanit. Këto struktura betoni janë imitime të një qyteti afgan. Militantët kanë dëbuar popullatën civile dhe fshihen në klëto ndërtesa. Misioni i marinsave është t’i heqin ata prej andej.

Natyrisht kjo betejë nuk është luftë e vërtetë. Marinsat përdorin plumba stërvitorë. Armët e tyre kanë një pajisje speciale që lëshon rreze lazer sa herë që ushtari shkel këmbëzën. Jelekët e tyre antiplumb dhe ndërtesat përreth kanë sensorë të veçantë që gjejnë drejtimin e rrezeve lazer. Kur një marins goditet nga një rreze kazer, arma e tij çaktivizohet dhe ai konsiderohet i vrarë.

“Kjo më irriton më shumë se çdo gjë sepse ne neutralizohemi dhe nuk mund të lëvizim më.”

Një tjetër simulim përfshin një postbllok rreth 200 metra nga fusha e betejës. Marinsat mësojnë këtu se si të kontrollojnë makinat dhe njerëzit për eksplozivë. Në këtë stërvitje, ata që luajnë rolin e banorëve janë imigrantë afganë. Në luftën në Afganistan, trupat amerikane jo vetëm luftojnë me ekstremistët por edhe përpiqen të fitojnë mendjet dhe zemrat e popullatës vendase. Bobby Booker, një tjetër marins në programin e trajnimit, thotë se ndjeshmëritë kulturore kanë rëndësi të madhe.

Përsa u përket ndjeshmërive kulturore, ne e kthyem atë në makinë që të mos ishin dy marinsa amerikanë vetëm me gruan e tij. Pra këtë e bëmë për të e fyer gruan ose familjen e tij.

Misioni quhet i përfunduar kur të gjithë ekstremistët të jenë kapur ose vrarë. Në mbarim të operacionit, oficerët kërkojnë që marinsat të raportojnë. Ata analizojnë strategjinë dhe taktikat si dhye gabimet e bëra. Ushtrime të tilla synojnë të shpëtojnë jetë njerëzish në të ardhmen, kur marinsat të jenë në situata të vërteta luftimi.

“Unë dua të jem kudo që të më dërgojë ushtria. Dua të jem në Japoni, në Havai, dhe natyrisht, dëshiroj të shkoj edhe në Afganistan, ku është i gjithë aksioni.”

Për Lilin, trajnimi i sotëm mund të jetë me rëndësi jetike në një luftë reale. (ze)

XS
SM
MD
LG