Lidhje

PE i heq imunitetin Marine Le Penit


Deputetët e parlamentit evropian i hoqën imunitetin kandidates për presidente të Francës Marine Le Pen, për publikim në Twitter të disa fotove që dëshmojnë akte dhune të kryera nga Shteti Islamik.

Zonja Le Pen, e cila drejton partinë Fronti Kombëtar, ndodhet nën hetim nga autoritet franceze për postim në Twitter në dhjetor të vitit 2015, të tre imazheve grafike ekzekutimesh të kryera nga Shtetit Islamik, duke përfshirë edhe prerjen e kokës së gazetarit amerikan, James Foley.

Heqja e imunitetit pas një kërkese të organeve gjyqësore franceze, i hap rrugë veprimeve ligjore ndaj saj.

Kjo nuk është hera e parë që Parlamenti Evropian i heq imunitetin zonjës Le Pen. Kjo ka ndodhur edhe në vitin 2013. Ajo u ndoq penalisht në 2015 për nxitje të diskriminimit lidhur me besimin fetar, pasi krahasoi faljen e myslimanëve në publik, me pushtimin nazist të Francës gjatë luftës së dytë botërore. Por prokurorët vendosën t’i tërheqin akuzat.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG