Lidhje

Hetimet rreth shpërthimit në Marinzë


Prokuroria e Fierit thotë se ka identifikuar deri tani të paktën 7 persona, drejtues administrativ dhe teknik, të kompanisë “Bankers Petroleum” dhe kompanive nënkontraktorëve të saj, si përgjegjës për shpërthimet e gazit natyror në zonën e Marinzës, në fillim të prillit të këtij viti. Incidenti në një pus nafte shkaktoi panik tek qindra banorët e zonës së Marinzës, dëme të mëdha në dhjetëra shtëpi dhe ndotje të mjedisit.

Prokuroria e Fierit tha se po i heton këta persona për veprat penale “shkatërrim i pronës” nga pakujdesia dhe “ndotja e ajrit”. Sipas Prokurorisë janë ngritur dyshime dhe po zhvillon hetime ndaj Drejtorit të Përgjithshem të Bankers Petroleum Leonidha Çobo, një supervizori shpimi të Bankers Petroleum, menaxherit për operacionet e shpimit të Bankers Petroleum dhe disa teknikëve të tjerë. Prokuroria e Fierit nisi hetimin menjëherë pas shpërthimit të gazit natyror në zonën e Marinzës. Prokuria thotë se u administruan raportet e inspektimit dhe kontrollit të disa institucioneve qendrore dhe lokale. Prokuroria e Fierit thotë se është në pritje edhe të raportit nga Drejtoria e Tatimeve, lidhur me veprimtarinë financiare të Kompanisë “Bankers Petroleum”.

XS
SM
MD
LG