Lidhje

Greqi, Policia bllokon 900 kg mariuanë


Policia greke njoftoi se bllokoi rreth nëntëqind kilogramë lëndë narkotike mariuanë, e cila dyshohet se do të transportohej nga Greqia drejt vendeve të tjera europiane. Lënda narkotike ishte e fshehur në një kamion në një hapësirë të posacme të mbyllur.

Polica greke tha se arrestoi tre të rinj nga Shqipëria që akuzohen për transportimin e lëndës narkotike. Sipas Policisë greke rrjeti kriminal merrte masa që lënda narkotike të fshihej në sipërfaqe hermetike per t`i shpëtuar jo vetëm kontrolleve nga shërbimi doganor por edhe kontrollit me qentë nuhatës të narkotikëve të policisë greke.

Dosja e arrestimit të të rinjve shqiptarë i ka kaluar Prokurorisë së Athinës thanë burimet zyrtare greke . Emrat e të rinjve shqiptarë të arrestuar , për fshehtësi hetimesh , ende nuk ajnë bërë të ditur, por sipas policisë greke cështja kishte një muaj që po hetohej Trafiku i hashashit nga Shqipëria drejt Greqisë vazhdon të jetë intensiv gjatë kohëve të fundit.

Vetem ne rajonin e Janinës, zonës fqinje me Shqipërinë, policia greke ka bllokuar këtë vit rreth 9 tonë e gjysëm lënde narkotike të llojit mariuanë. Sasia më e madhe e mariuanës kultivohet në Shqipëri në fshatin Lazarat të Gjirokastrës , një fshat në të cilin prej vitesh policia nuk ka hyre për shkak të përplasjes së mundshme me banorët.

Drejtori i Përgjithshëm i Policise shqiptare Artan Didi tha dje ne Tiranë, pas një takimi me drejtuesit e një misioni nderkombëtar policor , se policia shqiptare po harton plane për disa zona problematike te kultivimit dhe transportimit të hashashit.
XS
SM
MD
LG