Lidhje

Bombardime mbi Mariupol


Qyteti i Donetskut në Ukrainën lindore u bombardua gjatë natës, megjithë armëpushimin e nënshkruar nga qeveria dhe separatistët pro-rusë javën e kaluar.

Dëshmitarët thanë se pozicionet në qytetin e kontrolluar nga rebelët u goditën me mortaja dhe raketa katër herë gjatë natës. Nuk është e qartë në se ka patur viktima.

Armëpushimi është respektuar në pjesën më të madhe të Ukrainës lindore që kur hyri në fuqi të premten. Por luftime janë njoftuar në disa pjesë të rajonit, veçanërisht në Donetsk dhe pranë qytetit port të Mariupolit.

XS
SM
MD
LG