Lidhje

Këshilli i Mandateve dëgjon të martën shpjegimet e Mark Frrokut


Në Tiranë, Këshilli i Mandateve të Parlamentit vendosi të dëgjojë të martën shpjegimet e deputetit Mark Frroku, pasi Prokuroria kërkoi leje ta arrestojë atë, si i dyshuar për krime jashtë vendit.

Prokuroria i kërkoi parlamentit të autorizojë arrestimin e Mark Frrokut, sepse drejtësia e Belgjikës shpalli arrestin ndërkombëtar si i dyshuar për një varsje në vitin 1999.

Sipas dokumentave nga Interpoli, deputeti Frroku, dikur me disa emra të rremë, në bashkëpunim me 3 shqiptarë të tjerë, vrau në Bruksel një shqiptar tjetër në mars të vitit 1999. Kjo ishte pjesë e veprimtarisë së grupeve që trafikonin prostitucion. Pas afro një dekade drejtësia belge i dënoi ata në mungesë me 10 vjet burgim, por ndërkohë Mark Frroku u bë anëtar i parlamentit të Shqipërisë me emrin e tij të parë.

Deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku janë në arrest shtëpie për dëshmi të rreme, lidhur me një porosi vrasje ndaj dy deputetëve. Por të dhëna shtesë për Frrokun nga burime të hetimit, pohuan se gjatë jetës së tij në Belgjikë ai dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti prostitucioni, dhe mori pjesë në vrasjen e një të riu, që u përpoq të shpëtonte prej tyre njërën nga vajzat e grupit.

XS
SM
MD
LG