Lidhje

Nju Jork: Mark Gjonaj, fitues në zgjedhjet paraprake


Në Bronx të Nju Jorkut, në zgjedhjet paraprake të partisë Demokrate për anëtarët e Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, kandidati shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj doli fitues ndaj rivales Naomi Rivera.

Zoti Gjonaj fitoi me 52 për qind të votave ndaj 41 për qind të marra nga anëtarja në detyrë e Asamblesë Naomi Rivera.

Pas fitores, zoti Mark Gjonaj premtoi qeverisje të ndershme në partinë e tij. Gjatë festës së organizuar me rastin e rezultatit pozitiv në zgjedhje, ai tha se kjo ishte një fitore për të gjithë njerëzit e Qarkut 80, që siç u shpreh ai, meritojnë dikë që të jetë punëtor si janë ata.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG