Lidhje

Grosman zëvendëson Hollbrukun si i dërguar në Afganistan, Pakistan

  • Zëri Amerikës

Grosman zëvendëson Hollbrukun si i dërguar në Afganistan, Pakistan

Grosman zëvendëson Hollbrukun si i dërguar në Afganistan, Pakistan

Zyrtarë amerikanë thonë se Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka zgjedhur diplomatin në pension, Mark Grosman, për të zëvendësuar Riçard Hollbrukun, si përfaqësuesi i posaçëm për Afganistanin dhe Pakistanin. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet brenda kësaj jave.

Posti ka mbetur i zbrazët që në dhjetor, kur vdiq i dërguari Riçard Hollbruk.

Zoti Grosman u largua nga shërbimi diplomatik në vitin 2005 dhe është aktualisht nënkryetar i një firme konsulence që drejtohet nga ish-Sekretari i Mbrojtjes Uilliam Kohen.

Nga viti 2001 deri në vitin 2005, ai ishte nënsekretar shtetit për çështjet politike, gjatë administratës së presidentit Bush. Në këtë detyrë ai ishte përgjegjës për hartimin e politikës së jashtme amerikane për Kosovën.

Zoti Grosman ishte ndihmës sekretar i shtetit nga viti 1997 deri në vitin 2000, gjatë së cilës ndihmoi në drejtimin e pjesëmarrjes amerikane në fushatën e bombardimeve të NATO-s për t’i dhënë fund politkës së shtypjes së shqiptarëve në Kosovë nga regjimi i Millosheviçit.

XS
SM
MD
LG