Lidhje

Polemikat midis drejtuesve të shtypit, sipas studiuesve në Tiranë


Pronarë, drejtues dhe gazetarë të disa mediave shqiptare janë përfshirë prej disa ditësh në një seri polemikash ndërpersonale me akuza dhe kundër-akuza për çështje të ndryshme.

Duke marrë shkas nga leja e një ndërtimi në bregdet e Adriatikut shkrimet midis tyre e zgjeruan rrethin, duke përfshirë shumë probleme dhe persona nga politika e ditës.

Profesori i gazetarisë në Universitetin e Tiranës Mark Marku thotë se mediat shqiptare janë zëdhënëse të interesave të caktuara ekonomike e politike dhe nuk bëjnë transparencën në dobi të qytetarëve.

Studiuesit e medias shqiptare mendojnë se është e papranueshme që analistë të ftuar nëpër studio të paguhen nga partitë për të mbrojtur disa pozita politike.

Ata pohojnë se gjuha e papërshtatshme që këta pronarë mediash dhe kolegë po përdorin ndaj njëri-tjetrit tregon se sa shumë i janë larguar ata misionit për të informuar qytetarët.

TIRANË: POLEMIKAT MIDIS VETË MEDIAVE ÇFARË MENDOJNË STUDIUESIT E GAZETARISË
please wait

No media source currently available

0:00 0:06:19 0:00

Studiues të shtypit theksojnë se është e papranueshme që në betejat mes pronarëve ata të shfrytëzojnë gazetarët për të sulmuar apo mbrojtur shefat e tyre.

Pronarët e pasur të mediave tani bëjnë ndërtime të mëdha dhe kanë lidhje të forta politike, duke braktisur opinionin qytetar dhe detyrat e shtypit të lirë.

Nga ana tjetër, studiuesit pohojnë se është paradoks i madh që përfaqësues të mediave të ndërtojnë pallate dhe të kapërcejnë në qarqe interesash krejt të kundërta me gazetarinë.

Afrim Krasniqi foli për bashkësinë e përçarë të gazetarëve dhe nënshtrimin e tyre prej pronarëve pasanikë, që ia ka blerë dhe i ka marrë pas vetes cdo qeveri.

Të dy studiuesit pohojnë me dëshpërim se pothuaj asnjë media nuk flet më në emër të qytetarëve dhe pothuaj asnjë nuk është më në krahun e qytetarve.

Kjo shpjegon, sipas tyre, rënien e tirazheve të gazetave dhe shikueshmërisë së tyre.

Qeveria censuron informacionin, ndërsa pronarët e mediave bëjnë auto-censurën e gazetarëve të tyre. Partitë politike kanë dyndur edhe nëpër rrjetet sociale militantët e tyre që denigrojnë kundërshtarët politikë.

Ndërsa qytetarët nuk marrin dot informacion as nga qeveria, as nga mediat televizive e të shkruara as nga mediat sociale, dhe asnjëra nga ato nuk pasqyron mendimet, hallet apo ankesat e tyre.

XS
SM
MD
LG