Lidhje

Tiranë: Studim mbi mediat dhe goditjen e korrupsionit


Anketimi i grupeve të qytetarëve dhe gazetarëve nxori se shtypi është i pafuqishëm të godasë korrupsionin e përhapur gjerësisht, sepse denoncimet e tij nuk ndiqen më tej nga drejtësia.

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere

Nga studimi doli se kultura e mos-ndëshkimit të korrupsionit ka zënë vend në administratë e në shoqëri dhe po pranohet si një dukuri e zakonshme, kundër të cilës media dhe drejtësia nuk po arrijnë rezultate.

Studimi i profesorëve të Universitetit të Tiranës, mbështetur nga fondacioni Konrad Adenauer, zbuloi se besimi i qytetarëve ndaj institucioneve që duhet të godasin korrupsionin është shumë i ulët, korrupsioni është shumë i përhapur në politikë dhe në administratë.

Sipas tyre, mediat mbeten ndër institucionet kryesore në luftën kundër korrupsionit.

Qytetarët kanë besim të madh te mediat në këtë luftë, ndërsa vetë gazetarët e anketuar kanë besim më të pakët në këto përpjekje.

Një autor i studimit, prof Mark Marku thotë se besimi i lartë qytetarëve te mediat është për t'u vlerësuar, sepse qytetarët e dinë mirë dhe e shprehin në anketë se gazetarët janë nën presione të mëdha.

Por pse politikanët janë të korruptuar? Të anketuarit besojnë se korrupsioni kanë zënë vend në kulturën e shoqërisë dhe një pjesë i janë dorëzuar korrupsionit, duke thënë që po të ishin në vendin e politikanëve do të bënin të njëjtin abuzim.

Gazetarët e anketuar e lidhin dobësinë e medias kundër korrupsionit me nivelin e lartë të mos-ndëshkimit të tij, i cili shkakton edhe autocensurë te një pjesë e tyre.

Një tjetër gjetje e studimit është shkalla e ulët e transparencës së administratës shtetërore.

Por akoma më i dobët është reagimi i organeve të drejtësisë ndaj rasteve të korrupsionit, që denoncohen nga mediat.

Profesor Marku thotë se prokuroria ka gati një material të bollshëm nga mediat për të goditur korrupsionin.


Trego komentet

XS
SM
MD
LG