Lidhje

Pas marrëveshjes, beteja për taksat e buxhetin

  • Jim Malone

Zyrtarët në Uashington dhe amerikanët ndihen disi më të lehtësuar pas vendimeve të Kongresit amerikan lidhur me një plan kompromisi për të shmangur të ashtuquajturën “greminë fiskale” me rritje taksash dhe shkurtime buxhetore që do të kishte rikthyer ekonominë amerikane në recesion. Por siç na njeh materiali në vazhdim, beteja të metjeshme priten mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit mbi shpenzimet dhe taksat.

Përfundimisht, ligjvënësit ndërmorën veprime për të parandaluar rënien në “greminën fiskale”. Ndërkohë presidenti Obama po i paralajmëron republikanët që të mos nxjerrin pengesa për rritjen e tavanit të borxhit për qeverinë amerikane. Ky debat mund të fillojë ndoshta qysh muajin që vjen.

“Ndërsa jam i hapur për të negociuar, nuk do të zhvilloj debat tjetër me këtë Kongres për të paguar faturat që ata kanë grumbulluar përmes ligjeve të miratura nga vetë ata.”


Shumë republikan ishin të pakënaqur që kompromisi bëri shumë pak për të ulur shpenzimet qeveritare. Spencer Bachus është ligjvenës nga Alabama.

“Nuk ka shkurtim shpenzimesh, po shtojmë 4 miliard dollarë borxhe në ditë.”

Republikanët po presin afatin tjetër pas dy muajsh, ku Kongresi duhet të veprojë për të shmangur hyrjen në fuqi automatikisht të shpenzimeve. Rizgjedhja e presidentit Obama i jep atij avantazh mbi republikanët, thotë analisti i Insitutit Brookings, Thomas Mann.

“Ai do të qeverisë edhe për katë vjet. Ata duhet ta pranojnë këtë.” Por presidentit do t’i duhet të jetë më i hapur për të bërë kompromis në muajt që vijnë, thotë ish shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë në kohën e presidentit Reagan, Ken Duberstein.

“Presidentët në mandatin e dytë mund të mësojnë se jo gjithçka shkon sipas atyre, duhet të bëjnë kompromise. Duhet të ndërtojnë ura komunikimi dhe të bëjnë më shumë lëshime.”

Shumica e votuesve duan që Kongresi dhe presidenti të gjejnë një gjuhë të përbashkët, thotë William Galston me Insitutin Brookings.

“Vendi është i ndarë por nuk është ndarje aq e thellë sa ajo mes partive politike dhe ka më shumë ndjenja kompromisi mes amerikanëve sesa duket se ka në Uashington.”
Debatet që do të pasojnë mbi kontrollin e armëve dhe reformën e imigracionit gjithashtu mund të bllokohen, thotë analisti republikan Scot Faulkner.

“Vetëm kur ligjvenësit t’i largohen rutinës elektorale dhe të kenë si përparësi qeverisjen dhe jo retorikën, ciklet e mosmarrëveshjeve do të marrin fund”.

Ndonëse në tërësi demokratët kanë më shumë vende, Kongresi e ri vazhdon të jetë i ndarë mes demokratëve që ruajnë shumicën në Senat dhe republikanëve që vazhdojnë të kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve.
XS
SM
MD
LG