Lidhje

Shtyhet afati për marrëveshje me Iranin


Shtetet e Bashskuara njoftuan sot se marrëveshja e përkohëshme mes Iranit dhe gjashtë fuqive perëndimore do të shtyhet deri në premten, për të patur më shumë kohë për bisedime mbi marrëveshjen përfundimtare.

Zëdhënësja e delegacionit amerikan, Marie Harf, tha se është bërë përparim në çdo aspekt të bisedimeve, por se puna e deritanishme është më tepër teknike dhe se në thelbin e marrëveshjes janë çështje tepër të rëndësishme për të gjitha vendet. “Ne jemi më tepër të shqetësuar për cilësinë e marrëveshjes, se sa për afatin e caktuar për arritjen e saj”, tha zëdhënësja.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, tha po sot se, "Po tregohemi fleksibël për afatin e caktuar, që do të thotë se do t’i kushtojmë kohën e nevojshme bisedimeve për arritjen e marrëveshjes”, duke shtuar se mbeten ende disa çështje të vështira për t’u zgjidhur.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG