Lidhje

Marrëveshja në Kongres mënjanon mbylljen e pjesëshme të qeverisë

  • Zëri Amerikës

Marrëveshja në Kongres mënjanon mbylljen e pjesëshme të qeverisë

Marrëveshja në Kongres mënjanon mbylljen e pjesëshme të qeverisë

Senati amerikan ka miratuar një marrëveshje kompromisi për të financuar përkohësisht qeverinë amerikane dhe menjanuar kështu mbylljen e saj të pjesëshme kur të përfundojë viti fiskal aktual të premten.

Në një votë dypartiake, Senati i kontrolluar nga demokratët miratoi natën e mbrëmshme një masë të përkohëshme shpenzimesh, të njohur si “zgjidhje e vazhdueshme”, për të mundësuar funksionimin e plotë të qeverisë deri me 18 nentor. Miratimi pritej pas bisedimeve prapa skenës për të zgjidhur ngërçin mbi shpenzimet qeveritare, defiçitin dhe taksat.

Senati po ashtu miratoi një masë afatshkurtër deri me 4 tetor. Masa tani kalon në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, e cila është me pushime deri javën që vjen.

Javën e kaluar, Senati hodhi poshtë një propozim shpenzimesh të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve që do të kishte financuar përkohësisht qeverinë deri me 18 nentor, por që kërkonte shkurtime në programe që favorizohen nga demokratët.

XS
SM
MD
LG