Lidhje

Mirëpritet marrëveshja për Sirinë


Siria ka njoftuar se qeveria e Presidentit Bashar al-Assad ka pranuar armëpushimin e ndërmjetësuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Agjensia siriane e lajmeve njoftoi se “do të fillojë armëpushimi në Aleppo, për arsye humanitare”. Pak orë më vonë, grupi militant Hezbollah, që lufton përkrah forcave besnike të Presidentit Assad, njoftoi se do të respektojë armëpushimin, por premtoi se do të vetëmbrohet nëse sulmohet.

Turqia, e cila përfshiu ushtrinë e saj në këtë konflikt muajin e kaluar, shprehu gjithashtu mbështetje për armëpushimin që do të fillojë nesër në perëndim të diellit.

Gjatë orëve të vona të së shtunës, sulme ajrore të Turqisë vranë 20 militantë të Shtetit Islamik në Sirinë e veriut.

Marrëveshja u njoftua bashkarisht të shtunën në Gjenevë nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Edhe forcat e opozitës siriane thanë se e mirëpresin marrëveshjen. Sidoqoftë, ata nuk shprehën besim se armëpushimi do të jetë i qëndrueshëm, duke qenë se as forcat ruse dhe as ato të qeverisë siriane nuk kanë respektuar armëpushime të mëparshme.

Një deklaratë e komitetit të opozitës siriane thotë se ndikimi i Moskës mbi Damaskun, “është e vetmja mënyrë për ta detyruar regjimin të zbatojë marrëveshjen”.

XS
SM
MD
LG