Lidhje

Marrëveshje bashkëpunimi midis policisë shqiptare dhe asaj greke

  • Raimond Kola

Marrëveshje bashkëpunimi midis policisë shqiptare dhe asaj greke

Marrëveshje bashkëpunimi midis policisë shqiptare dhe asaj greke

Policitë shqiptare dhe greke arritën në Gjirokastër një marrëveshje për të thelluar bashkëpunimin në luftën ndaj narkotikëve. Drejtori Policisë së Qarkut Gjirokastër Emri Vata dhe Drejtori i Policisë së Janinës Vasilis Theoharis kanë diskutuar në krye të dy grupeve policore bashkëpunimin konkret. Burimet zyrtare policore pohuan se strukturat policore do të korrdinojnë bashkarisht veprimet kundër trafikut të narkotikëve. Gjatë bisedimeve është rënë dakort që Shefi i Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër të jetë pikë kontakti me Shefin e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Janinës , me qëllim kryerjen e veprimeve të përbashkëta në rastet e goditjes së trafikut të lëndëve narkotike në kufirin jeshil apo pikat e kalimit qoftë në tokën shqiptare apo në atë greke . Sipas burimeve zyrtare ky informacion dhe bashkëpunim do të shtrihet akoma më tej për të goditur jo vetëm transportuesit e lëndës narkotike por edhe pronarët që e kanë kultivuar dhe pritësit e lendeve narkotike , apo të gjithë personat e përfshirë në trafik. Po kështu policitë e rajoneve ndërkufitare kanë rënë dakort që të bashkëpunojnë ngushëtsisht edhe në pikat e kalimit kufitar. Në pikën e kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavijë në palën Shqiptare është rënë dakort të ketë edhe punonjës të policisë kufitare të Janinës , me qëllim që ata shtetas që nuk plotësojnë kriteret për të lëvizur me pasaportë biometrike në hapesirën Shengen të kthehen që në Kakavije në tokën shqiptare. Edhe në pikën e kalimit kufitar Kakavije ,në palën Greke , do të ketë punonjës policie të policisë kufitare shqiptare të Kakavijes . Marreveshja e policive të Gjirokastrës dhe Janinës konkretizon një marrëveshje kuadër të nënshkruar midis dy drejtorëve të përgjithshëm të policisë Shqiptare dhe asaj Greke pak kohë më arë. Marrëveshja synonte goditjen pa kompromis në të dyja anët e kufirit të grupeve kriminale që ushtrojnë veprimtari kriminale ne fusha të trafikut të drogës dhe qënieve njërëzore apo trafikut të mjeteve motorrike. Marrëveshja lehtësonte gjithashtu procedurat dhe shmangte radhët e gjata në pikat e kalimit në raste fluksi të emigrantëve shqiptarë.

XS
SM
MD
LG