Lidhje

Marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve mes izraelitëve dhe palestinezëve


12/10/2011
12/10/2011

Shefi i shërbimit të sigurimit izraelit Shin Bet thotë se një marrëveshje për shkëmbimin e më shumë se 1000 të burgosur palestinezë me ushtarin e kapur izraelit Gilad Shalit, është marrëveshja më e mirë e mundshme.

Sot në një konferencë për shtyp, Yorak Koheni tha se Izraeli nuk mund të garantojë se palestinezët që do të lirohen nuk do të ndërrmarin sulme terroriste. Por ai tha se nëse Izraeli ka ndonjë mundësi më të mirë, do t’a kishte përzgjedhur.

Dje, Izraeli dhe grupi militant palestinez Hamas njoftuan marrëveshjen për lirimin e Shalitit , i cili po mbahet në Rripin e Gazës për më shumë se 5 vjet. Udhëheqësi i Hamasit, Khaled Meshaal tha se Izraeli do të lirojë në këmbim, 1,027 palestinezë.

Militantë paletinezë e kapën Shalitin në një aksion përgjatë kufirit në qershor të viti 2006.

XS
SM
MD
LG