Lidhje

Marrëveshje Kosovë - Shqipëri për kontrollet kufitare

  • Zëri Amerikës

Marrëveshje Kosovë - Shqipëri për kontrollet kufitare

Marrëveshje Kosovë - Shqipëri për kontrollet kufitare

Shqipëria dhe Kosova nënshkruan sot një marrëveshje për kontrolle të përbashkëta në kufi me qëllim krijimin e lehtësirave më të mëdha të lëvizjes në të dy anët e kufirit

Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë nga ministrat e Brendshëm të të dy vendeve. Sipas ministrit shqiptar Bujar Nishani marrëveshja e sotme “është një hap i parë për të arritur shumë shpejt në një praktikë akoma më të lehtë, tha ai, atë të hyrje daljeve pa kontrolle në pikat e kalimit të kufirit, të ngjashme me atë që aplikohet vendet e zonës Shengen”.

Nga ana e tij Ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi tha se “marrëveshja lehtëson lëvizjen e qytetarëve duke ndihmuar në vecanti gjatë muajve të sezonit turistik që pothuajse ka nisur gjatë fundjavave”, theksoi ai.

Të dy ministrat vlerësuan gjithashtu bashkëpunimi në fushat e luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe kontrollit të kufijve.

XS
SM
MD
LG