Lidhje

Mosmarrëveshje mes Uashingtonit dhe Kabulit


Administrata Obama i kërkoi qeverisë afgane të nënshkruajë një pakt të ri sigurie, ose përndryshe do të përballet me realitetin: asnjë ushtar amerikan në Afganistan përtej vitit 2014.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki i tha shërbimit afgan të Zërit të Amerikës se mosnënshkrimi i marrëveshjes bilaterale të sigurisë këtë vit me presidentin afgan Hamid Karzai, “nuk është një mundësi” që po e shqyrtojnë Shtetet e Bashkuara.

Zoti Karzai i befasoi dje Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarët afganë, kur tha se Marrëveshja Dypalëshe e Sigurisë mund të nënshkruhet pas zgjedhjeve presidenciale të prillit 2014.

Vendimi i papritur i zotit Karzai për të shtyrë nënshkrimin e marrëveshjes u bë i ditur pasi ai mbajti një fjalim të zjarrtë para 2500 krerëve të fiseve dhe udhëheqësve të komuniteteve afgane, ku shprehu mbështetje për marrëveshjen.

XS
SM
MD
LG