Lidhje

Marrëveshje SHBA-Afganistan


Shtetet e Bashkuara dhe Afganistani punuan sot për finalizimin e një marrëveshjeje të rëndësishme sigurie, një ditë para se kryetarë fisesh afgane të fillojnë të debatojnë në se do të lejojnë të qëndrojnë trupa amerikane në vend pas vitit 2014.

Presidenti afgan Hamid Karzai negocioi një projekt-marrëveshje me zyrtarë amerikanë. Por asambleja e fiseve, siç njihet Loya Jirga, duhet të japë miratimin e saj para se dokumenti të paraqitet për votim në parlamentin afgan.

Një pikë fërkimi mes të dy palëve është në se Uashingtoni do të bjerë dakord të ofrojë siguri, që trupat amerikane do të hyjnë në shtëpitë e afganëve, vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, për të shpëtuar jetë njerëzish.
XS
SM
MD
LG