Lidhje

Fotografi të reja nga Marsi


Fotografitë u dërguan nga sonda Couriosity, e cila ndodhet në Mars për të zbuluar shenja jete

Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, publikoi fotografi të reja të marra dje në sipërfaqen e Marsit nga mjeti ekplorues Curiosity.

Fotografitë e reja përfshijnë një pamje panoramike me ngjyra të kraterit Gale, një zonë e gjerë ku sonda me gjashtë rrota Curiosity, e cila funksionon me energji bërthamore, u ul të dielën pas një fluturimi në hapësirë për më shumë se tetë muaj.

Misioni kryesor i këtij mjeti eksplorues është të kërkojë shenja jete në planetin më të ngjashëm me Tokën.

Gjatë një konference shtypi në Kaliforni, zyrtarët e NASA-s thanë se imazhet e reja ishin vendimtare për të kuptuar relievin e Marsit.

Projekti me vlerë 2,5 miliardë dollarë është misioni i parë astrobiologjik i NASA-s që nga koha e sondës Viking në vitin 1970 dhe ulja ishte një sukses shumë i mirëpritur për agjencinë amerikane të hapësirës, e cila përballet me shkurtime të buxhetit për studimet shkencore dhe me anulimin e kohëve të fundit të programit të saj 30-vjeçar të anijeve në hapësirë.

Shkencëtarët presin që Curiosity të fillojë lëvizë mbi sipërfaqen e Marsit brenda disa javëve dhe ata mendojnë se pas disa mujave sonda do të arrijë në majën e malit 5 km të lartë në qendër të kraterit, që përbën dhe objektivin kryesor të këtij misioni shkencor dy-vjeçar.
XS
SM
MD
LG