Lidhje

Të banosh në Mars


Artist's concept of NASA's Mars Science Laboratory Curiosity rover

Artist's concept of NASA's Mars Science Laboratory Curiosity rover

Në Hollandë, mijëra njerëz po nxitojnë të aplikojnë për t'u zhvendosur në planetin Mars

Ja një ide që sot për sot duket thjesht e pamundur. Në Hollandë, mijëra njerëz po nxitojnë të aplikojnë për t'u zhvendosur në planetin Mars dhe të bëhen personazhe të një projekti të tipit "reality show" nga hapësira.

Si pjesë e këtij projekti të ideuar nga një organizatë holandeze, njerëzve u ofrohen bileta vetëm për vajtje në Planetin e Kuq. Organizatorët e projektit Mars One, kanë në plan dërgimin e një anijeje të hapësirës me katër persona në bord drejt Planetit Mars në shtator të vitit 2022.

Ideja është që anija të ulet në sipëfaqen e Marsit në prill 2023 dhe pastaj, çdo dy vjet, kolonisë t'i shtohen edhe katër njerëz të tjerë.

Organizatorët shpresojnë të tërheqin vemendjen e duhur të medias për të gjetur fondet e nevojshme që do të çonin në realizimin e këtij misioni në hapësirë.
XS
SM
MD
LG