Lidhje

Albumi “Blaze of Glory” i Marshall Chapman


Marshall Chapman mbushi së fundmi 64 vjeç po këngëtarja rock nga Karolina e Jugut nuk po tregon shenja ngadalësimi. Ajo sapo ka nxjerrë albumin e saj të 13-të dhe kritikët po e konsiderojnë si një ndër më të mirët në karrierën e saj mbi 40 vjecare.


“Blaze of Glory” nuk është thjesht kënga që i ka dhënë titullin albumit të fundit të Marshall Chapman, është edhe një parandjenjë që ajo ka patur dikur. Duke bërë jetën intensive të një artisteje rock-and-roll, Chapman nuk kishte menduar kurrë se do të jetonte mbi 40 vjeç. Por në moshën 39 vjecare, pas vitesh me një stil jetese tipike për rock-and-rollin, ajo hyri në një qendër rehabilitimi. Dhe tani, në një moshë kur shumë këngëtarë mendojnë që të bëjnë një jetë të qetë, Chapman po bën të kundërtën.

Që kur u diplomua në Universitetin Vanderbilt në vitin 1971, ajo ka pasur një karrierë jo vetëm si këngëtare, por edhe si kompozitore. Shumë artitstë të tjerë kanë kënduar këngët e kompozuara prej saj, përfshirë John Hiatt, Wynonna Judd, Jimmy Buffett dhe grupi Saëyer Broën, megjithatë ajo nuk ka pasur një këngë të bujshme të vetën.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se Marshall Chapman nuk është e suksesshme. Në vitet e fundit, këngëtarja banore e qytetit Nashville ka nxjerrë dy albume që kritika në gjithë botën i ka vlerësuar, ndërkohë që ka pasur edhe role aktrimi dhe ka shkruar letërsi artistike. Ajo interpretoi menaxheren e Gwyneth Paltrow në filmin e suksesshëm “Country Strong.” Ajo gjithashtu ka një rol në serinë televizive “Nashville.” Chapman ishte bashkëautore e këngëve të një muzikali të titulluar “Good Ol’ Girls” dhe ka botuar dy libra, përfshirë një autobiografi, ku tregon sesi u rrit në një familje të pasur në Spartanburg të Karolinës së Jugur dhe sesi pastaj sfidoi familjen duke u bërë muzikante rock-and-roll.

Marshall Chapman ia atribuon vendimin e saj, një ngjarjeje në vitin 1956, kur shërbyesja e familjes e mori me vete të shihte Elvis Presley në një concert në qendër të qytetit të saj.

“Prindërit e mi po udhëtonin jashtë qytetit dhe ne morëm autobusin. Në atë kohë kishte koncerte që jepeshin gjatë ditës. Ai ishte në një turne me disa grupe të tjera. Mendoj se në kohën kur ai kishte rënë dakord për koncertin, ai nuk ishte bërë ende këngëtar i madh por kur erdhi koha e koncertit në Spartanburg, ai ishte Elvis dhe pa dyshim ishte këngëtari më i famshëm në atë shfaqje. Ishim në kohën e segregimit dhe unë isha në një llozhë me zezakët. Një vajzë 7 vjeçare bjonde. Kështuqë kështu filloi rruga ime. Disa njerëz e masin kohën Para Lindjes së Krishtit dhe Pas Lindjes së Krishtit. Për mua është Para Elvisit dhe Pas Elvisit”.

Kënga e parë e albumit Blaze of Glory bën fjalë për ato ditë të hershme të rockut. “Love In The Ëind” është një duet me Todd Snider që rrezikoihej të mos bëhej fare.

Varianti origjinal i “Love In The Wind” parashikonte që këngëtari dhe kompozitori i muzikës alternative country Todd Snider të këndonte njëkohësisht në harmoni me të. Por kjo ide u eliminua sapo Snider hyri në studio.

“Todd hyri dhe tha se nuk këndonte me kombinim zërash. Kështuqë unë ndryshova konceptin dhe u kthye më shumë në një variant ku herë këndonte njëri dhe herë tjetri, që ndoshta doli më mirë nga c’e mendoja”.

Në albumin “Blaze of Glory” ka nëntë këngë origjinale dhe dy këngë të tjera interesante: “The Nearness of You” e Hoagy Carmichael’s dhe një ripunim jazz i këngës klasike country të Vëllezërve Delmore “Blues Stay Away From Me.”
XS
SM
MD
LG