Lidhje

Martesat e homoseksualëve


Homoseksualët po martohen në një prej shteteve më konservatore të Amerikës, pasi një gjykatës federal shpalli jokushtetues ndalimin e martesave të të njejtit seks. Vendimi i javës së kaluar në Utah shënoi një fitore politike për të drejtat e homoseksualëve në të gjithë vendin në vitin 2013 dhe pritet që këtë vit të ketë beteja të mëtejshme në këtë drejtim.

Në 2013-ën, numri i shteteve amerikane që kanë legalizuar martesat e të njejtit seks u dyfishua duke arriur në 18. Po ashtu Gjykata e Lartë ka vendosur që qeveria federale të njohë martesat e homoseksualëve. Tani më shumë se një e treta e amerikanëve jetojnë në shtetet që lejojnë matesat e të njejtit seks dhe anketat tregojnë se publiku po mbështet gjithnjë e më tepër të drejtat e homoseksualëve.

Vendimi i javës së kaluar në Utah ishte veçanërisht i rëndësishëm për faktin se ai është qendra e Kishës Mormone që kundërshton fort homoseksualitetin. Seth Anderson dhe partneri i tij ishtin çifti i parë mes qindra të tjerëve që u martuan ditët e fundit.

“Ne jemi kaq të lumtur dhe jam shumë krenar që gjendem në Utah tani”.

Zv/prokurori i Përgjithshëm i Utah-s, Philip Lott, pati një reagim tjetër.

“Vendimi i shtetit është zhgënjyes”.

Guvernatori i Utah-s bëri një eklaratë, ku tha se “është për të ardhur keq që një gjykatës aktivist përpiqet të hedhë poshtë vullnetin e popullit të Utah-s”. Shteti do ta apelojë vendimin dhe ka kërkuar vazhdimisht nga gjykatat federale që të pezullojnë martesat e homoseksualëve deri sa të përfundojë beteja ligjore. Por deri tani kërkesa të tilla janë hedhur poshtë.

Duke vendosur kundër ndalimit të matesave të homoseksualëve, gjykatësi federal citoi vendimin që mori më parë vitin e kaluar Gjykata e Lartë.

“Gjykara e Lartë ka thënë se qeveria federale nuk mund të diskriminojë kundër çifteve të të njejtit seks, të martuar legalisht”.

Profesori i shkollës juridike të Universitetit të New York-ut Ari Waldman, thotë:

“Megjithatë, Gjykata e Lartë nuk trajtoi çështjen nëse shteti mund ose jo të ndalojë homoseksualët të martohen”.

Çiftet e të njëjtit seks po ngenë padi për të drejtën e martesës që është e ndaluar në shumë shtete. Edhe grupet që janë kundër martesave të homoseksualëve vazhdojnë aktivizmin e tyre.

Edhe pse Gjykata e Lartë nuk e ka vendosur përfundimisht çështjen e martesave të homoseksualëve në të gjithë vendin, vendimi i saj për të shkallur ilegal një formë të veçantë diskriminimi ndaj homoseksualëve ka forcuar argementin për t’i dhënë fund ndalimit të martesave të të njejtit seks në shtete si Utah, thotë Waldman.

“Nuk ka dyshim se ndalimi i matesave të të njejtit seks në shtete të ndryshme nuk ka mbështetje ligjore. Gjykatësi Kennedy u shpreh qartë për garancitë e homoseksualëve. Kjo do të thotë se gjithnjë e më tepër njerëzit do të pranojnë si fakt jetësor martesën e homoseksualëve”.

Për vitin 2014, Waldman pret që edhe në 10 shtete të tjera të merren vendime në favor të homoseksualëve. Ai thotë se çështja mund t’i parashtrohet përsëri Gjykatës së Lartë , por është vështirë të parashikohet se kur.
XS
SM
MD
LG