Lidhje

SHBA, arrestohet biznesmeni Martin Shkreli


Biznesmeni Martin Shkreli, i cili shkaktoi zemërim pas kritikave për manipulimin e çmimit të një ilaçi për sidën, u arrestua nga FBI-ja të enjten. Arrestimi erdhi pas një hetimi federal që përfshinte një fond investimesh dhe një kompani farmaceutike që ai drejtonte më parë.

Shkreli është shef ekzekutiv i kompanive farmaceutike Turing dhe KaloBios. Agjencia e lajmeve Reuters njofton se Shkreli u arrestua në Manhattan dhe arrestimi u konfirmua nga zëdhënësja e FBI-së, Kelly Langmesser. Çmimi i aksioneve të tij, KaloBios ra menjëherë 53 për qind.

Kompania Turing ngjalli polemika në fillim të këtij viti, pas lajmit se ajo kishte ngritur çmimin e ilaçit Daraprim në 750 dollarë për tabletë nga 13,5 që ishte më parë. Gjatë një dëshmie në Senat, javën e kaluar, një mjek u tha senatorëve se një kurë trajtimi me Draprim tek foshnjet sot arrin në 69,000 dollarë. Ilaçi shërben për të kuruar infeksione të rrezikshme parazitare.

Sipas burimeve, Shkreli, 32 vjeç, pritet të akuzohet se ka përdorur në mënyrë të paligjshme asetet e firmës Retrophin për të paguar borxhet.

XS
SM
MD
LG