Lidhje

Martohet bitëllsi Paul McCartey


Martohet bitëllsi Paul McCartey
Martohet bitëllsi Paul McCartey

Ish bitëllsi Paul McCartney është martuar sërish. Kurora e tij e tretë është me Nensi Shevell. Martesa e tyre u zyrtarizua dje në një ceremoni 45 minutëshe, e shoqëruar me përgatitjet tradicionale me bombone dhe urime për çiftin.

Nusja, Nensi Shevell, kishte veshur një fustan të thjeshtë të bardhë, të stiluar nga vajza e Paul McCartneit, Stela. Çifti McCartney e kreu ceremoninë zyrtare të martesës në bashkinë e qytetit Marylebone, e më pas u zhvillua një pritje gala në një prej shtëpive të tyre në lagjen St. John’s Wood.

Sipas shtypit, vëllai i vogël i McCartneyt, Mike, ishte shoqëruesi i dhëndërit, ndërsa vajza e tij Stela, shoqëruesja e nuses.

Nensi Shevell, 51 vjeç, është bashkëshortja e tretë e Paul McCartneit. Ata u fejuan në fillim të këtij viti. 69 vjeçari Pail McCartney është një prej muzikantëve dhe artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

XS
SM
MD
LG