Lidhje

Martohet mbreti i shtetit të vogël të Himalajeve, Bhutanit

  • Zëri Amerikës

Martohet mbreti i shtetit të vogël të Himalajeve, Bhutanit

Martohet mbreti i shtetit të vogël të Himalajeve, Bhutanit

Mbreti i shtetit të vogël të Himalajeve, Bhutanit, është martuar me një vajzë që vjen nga shtresa e thjeshtë dhe që nuk ka gjak mbretëror.

Ceremonia e martesës së tyre u krye me ritet budiste.

Mbreti 31 vjeçar Xhigme Khesar Namgiel Wangçuk, mbreti më i ri në botë, u martua sot me 21 vjeçaren Jetsun Pema në një manastir të shekullit të 17-të në Punakha, kryeqytetit i lashtë i Bhutanit.

Mbretëresha e re, e cila është bija e një piloti, kishte një veshjen tradicionale me ndërthurjen e ngjyrave të arta, të kuqe dhe të zezë.

Mijëra njerëz me veshje tradicionale qëndruan jashtë manastirit për të përshëndetur çiftin e ri mbretëror.

Mbreti Wangchuk iu tha gazetarëve më vonë, se ai është i lumtur, dhe se kishte shumë kohë që priste për këtë moment.

Bhutani ka qenë në festë gjatë gjithë ditës së sotme, nxënësit e shkollave kanë thurur poema për çiftin mbretëror. Ndëesa njerëzit kanë festuar për këtë ngjarje.

Mbreti Wanchung, i shkolluar në Harvard quhet Mbreti i Tokës dhe Dragoit Vetëtitës. Disa i referohen atij si “Mbreti i Popullit”.

XS
SM
MD
LG