Fototeka Kombëtare Marubi në Shkodër ka vendosur në rrugët e qytetit 60 foto, të cilat sjellin dëshmi historike dhe kulturore të Shkodrës gjatë 150 viteve te fundit. Fotot e Marubëve janë vendosur në ato vende,ku janë realizuar, duke sjellë kështu edhe dëshmi të transformimeve që ka pësuar ky qytet ndër vite.